• |
ide | kryesore

Ngritën laborator për prodhimin e kriptomonedhave, lirohen 3 të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka liruar tre të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e prodhimit të kriptovalutave. Gjyqtarja Flora Hasimi dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit Rramush Dumani, Ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë.

Pak ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Ndaj tyre rëndonin veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kuadër të operacionit “Kriptofarm”, u sekuestruan: 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumente të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

Deri më tani, vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1 milion euro.



2 Comments

    1. Na i arrestuan me buje te madhe. Disa media thane se ata kane pasur licence per kete pune. Gjonmarkaj do thonte, Çeshtja eshte se nga i kane gjet keta shtetas 1 milion euro. Mos po pastrojne para krimi ne kete aktivitet. Ekspertetthone se mafia po i pastron parate e pista duke investuar dhe prodhuar kriptovalute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *