• |
ide | kryesore

Një i mitur u shkel me këmbë nga turma: presidenti i Kamerunit njofton hapjen e hetimit

-Instant, Sport



Presidenti i Kamerunit Paul Biya ka urdhëruar hapjen e një hetimi për kaosin në të cilën tetë persona humbën jetën mbrëmë në Yaoundè, në hyrje të stadiumit që priti ndeshjen e 1/8 të Kupës së Afrikës mes Kamerunit e Komoros. Në tragjedi u plagosën edhe 38 persona, shtatë prej të cilëve u plagosën rëndë, thuhet në deklaratën e ministrit të Komunikimit Renè Emmanuel Sadi. “Kreu i Shtetit ka urdhëruar hapjen e një hetimi për të zbardhur këtë aksident tragjik”, vijon ministri.

Gjatë natës, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në mesin e viktimave janë dy gra dhe një fëmijë. Ngjarja ndodhi në hyrjen jugore të stadiumit Olembè, stadiumi më i ri dhe më i madh në vend, në kryeqytetin e Kamerunit. Viktimat u “transportuan menjëherë” me ambulancë, por “trafiku i rënduar rrugor ngadalësoi operacionin e shpëtimit”, tha ministria. Një fëmijë u shkel gjithashtu nga turma jashtë stadiumit teksa po kontrolloheshin kartat shëndetësore të nevojshme për hyrjen. Fëmija, “u dërgua menjëherë në spitalin e përgjithshëm të Yaoundè”, është në gjendje “klinikisht të qëndrueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *