• |
ide | kryesore

Raporti i Transparency International mbi korrupsionin/ Basha: Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të fundit të raportit të “Transparency International” mbi korrupsionin, sipas të cilit Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike krahasuar me një vit më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport tregon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kryedemokrati thotë se raporti rikonfirmon që korrupsioni në çdo nivele të qeverisjes Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.


Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha.

5 Comments

  1. Ben sikur nuk i pelqen, por eshte edhe vete pjese e taves. Nje dore tek keku e tjetren tek byreku Basha me ata qe i shkojne pas…

  2. Edhe ketu don ta mbrosh? Nuk eshte vend numero por regres o basha . Apo dihet ajo pune , ti ke injorance ne matematike ?

  3. Menyra si artikulon dhe cdo fjale qe perdor lulqim brava rrezaton impotence & falsitet … do mbahet mend si bllofi me i madh ne historine politike … shume libra do te shkruhen per kete deshtak te perjetshem …

  4. Vendnumero??? Ka rene disa vende poshte e me poshte ne klasifikim, o matematicien I bravave.

    Cilen opozite udheheq ti, zoteri? Opoziten e fasades.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu