• |
ide | kryesore

Raporti për korrupsionin/ Presidenti: Gjendja është e rëndë, kërkon reflektim të menjëhershëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International, që e rendit Shqipërinë me një pikë minus për korrupsionin. Kreu i shtetit shprehet se mungesa e llogaridhënies në të gjitha nivelet, vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarët që të largohen nga vendi.

Mes të tjerash kreu i shtetit shprehet se gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

“Përputhen edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncensioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre. Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm”, shkruan Meta në Facebook.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *