• |
ide | kryesore

Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë! Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë quajtur Roel. Bebushi erdhi në jetë më datë 19 janar, por çifti zgjodhi ta bënte publik lajmin vetëm sot.

Të dy kanë postuar një video, me momente përmbledhëse para se Selvija të hynte në sallën e lindjes e deri te emocionet e para si prindër.“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij të para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI ynë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i spitalit si engjëlli i tij mbrojtës”, -ka shkruar Shpati, duke falënderuar stafin e spitalit në Tetovë, ku djali i tyre erdhi në jetë.

Me po të njëjtën video, Selvija ka ndarë disa fjalë me ndjekësit.“19.01.2022 ROELI na gëzoi me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar! Shumë dashuri, shumë lot, shumë gjëra na ndodhën përgjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetojë ndjesinë e të pasurit një fëmijë […] Këtu në këtë video kemi arritur të mbledhim copëza emocionesh nga zemra”, -ka shkruar Selvija.

Çifti zbuluan se do të bëheshin prindër në gusht të vitit të kaluar. Ndërsa gjininë e fëmijës zgjodhën ta bënin publike në muajin tetor, në emisionin “Rudina”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *