• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish premiera e filmit “Mission: Impossible 7 & 8”

-Instant, Paparazzi, Slider



Premiera e filmit “Mission: Impossible 7” është shtyrë sërish për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë.

Përmes një deklarate,  studiot filmike “Paramount Pictures” dhe “Skydance” kanë lajmëruar se filmi , do të shfaqet në kinema nga 14 korriku i vitit 2023.”Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ‘Paramount Pictures’ dhe ‘Skydance’ kanë vendosur t’i shtyjnë datat e publikimit për filmat ‘Mission: Impossible 7 & 8’ si pasojë e vonesave të shkaktuara nga pandemia. Mezi presim t’iu ofrojmë shikuesve të filmave një përvojë të pashembullt nëpër kinema. Datat e reja të publikimit do të jenë përkatësisht 14 korrik 2023 dhe 28 qershor 2024″, thuhej në deklaratë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *