• |
ide | kryesore

Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin

-Instant, Paparazzi, Slider

DJ Vin Veli, përveç karrierës së tij njihet nga mediat rozë edhe si ish-partneri i Bora Zemanit dhe i babai i djalit të saj Arborit.

Vini ishte i ftuar edhe në 30-vjetorin e Bora Zemanit dhe u shfaqën shumë të qeshur pranë djalit të tyre.


I ftuar në emisionin “N’Zoom” ai foli për lidhjen e tij me Arborin, si edhe për lidhjen e tij me moderatoren.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”,-është shprehur Vini.

Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njeri-tjetrit, pasi Bora dhe Dj-i janë bërë bashkë në evenimente të ndyshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo ceremonitë e tij në shkollë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu