• |
ide | kryesore

Berisha: Kompania e lidhur me George Soros shkatërroi shtëpitë e banorëve në Patos

-Instant, Arkiva, Lajme



Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi George Soros se një kompani nafte e lidhur me të, shkatërroi shtëpitë e banorëve të Patosit, ndërsa qeveria shqiptare heshti Berisha e quajti vendim skandaloz dhe korruptiv heqjen e rentës minerare, e cila kthehej në investime për komunitetin.

“Këto 8 vite janë vite regresi. Nafta, nga një faktor pasurimi për ju, u shndërrua në faktor fatkeqësie për ju. Të gjithë i kemi parasysh shpërthimet në Patos Marinzë, shkatërrimet që sollën. Por shkatërrime shumë më të mëdha sollën në shëndetin e njerëzve. Qëndrimi ishte armiqësor, çnjerëzor. Jo vetëm që qeveria nuk qëndroi në anën tuaj, por bëri gjithçka qëe ta mbyllte problemin dhe pa dëmshpërblime.

Bëri gjithçka të falsifikonte analizat, të cilat tregonin lëndë toksike të dëmshme për shëndetin e banorëve. Bëri gjithçka të fshihte autorët vetëm se ata ishin miq të kreut të Meduzës. Mediat informuan se pas kompanisë qëndronte multimiliarderi George Soros. Një numër raportesh nga mediat u publikuan, por qeveria injoroi çdo gjë. Në një veprim antiqytetar, antipopullor, hoqi rentën. Renta është detyrim ndërkombëtar. Shqipëria u anëtarësua në organizua në organizatën ENTI të OKB.

Kjo i detyron kompanitë e naftës që të jenë sociale, të kujdesesn për komunitetin, të investojnë. Kjo organizatë i detyron qyeveritë që një pjesë të mirë të rentës të mos e marrin vetë por t’ua lënë qeveritarëve vendorë. I tillë ishte ligji që bëmë ne. Kush përfitoi nga heqja e rentës? Të gjitha paratë shkuan në xhepat e milionerëve. Kjo qeveri ndan paratë me ata, pasi përndryshe nuk do ta hiqte kurrë. Jo vetëm u hoq renta, por po çmontojnë, në vend që të investonin, po e kthejnë në skrap rafinferinë, pasi vodhën qindra milionë euro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *