Chris Evans po bashkohet me Dwayne ‘The Rock’ Johnson për të sjellë një film të ri për sezonin e festave të vitit 2023.
Aktorët do të luajnë bashkë në ‘Red One’, për të cilin thuhet se është një komedi-aksion “duke imagjinuar një univers krejtësisht të ri për të eksploruar brenda zhanrit të festave”. Regjisori i “Jumaji”, Jake Kasdan, do të marrë drejtimin e filmit të ardhshëm nga studiot e Amazon. “Projekti rrjedh nga një histori origjinale e Presidentit të Produksionit të Seven Bucks Productions, Hiram Garcia, që Amazon Studios fitoi pas një lufte konkurruese tenderash vitin e kaluar”, sipas Deadline.
Të dy aktorët e përfunduan vitin 2021 fuqishëm me filmat e Netflix. Ylli i ‘Avengers’ u shfaq shkurtimisht në ‘Don’t Look up’, i cili u publikua në fillim të dhjetorit. Chris luajti së bashku me Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Cate Blanchett dhe Ariana Grande për të sjellë në jetë komedinë e fatkeqësisë. Ish-mundësi profesionist luajti në “Red Notice” të Netflix, i cili ishte filmi më i shikuar në platformën e transmetimit pas publikimit të tij muajin e kaluar.
Rock luajti së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds në komedinë aksion që grumbulloj dy milionë dollarë në arkë.