• |
ide | kryesore

Fjalori i pisët i Veliajt/ Gjylameti dhe Kodheli vihen në siklet për kryebashkiakun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku Erion Veliaj u justifikua për audio-përgjimin që i publikoi Federata e Futbollit, duke thënë se fjalët “rro**ari”, “b*le”, “kur*a” etj etj i përdorin djemtë në dhomat e zhveshjes. Por audiopërgjimi u shpërnda kudo dhe me siguri ka rënë në veshët e shumë grave, vajzave dhe fëmijëve.

Për çdo vajzë apo grua që ka dëgjuar të flasë në atë mënyrë Erion Veliajn duhet të ketë qenë e sikletshme dhe këtë e kanë treguar më së miri gratë socialiste që sot i iknin mikrofonin të gazetares së MCN që i kërkonte një koment për fjalët e kryebashkiakut.

Po ç’të thoshte Mimi Kodheli, apo Blerina Gjylameti për një fjalor të tillë prej rrugaçi që me siguri e kanë hasur rrallë gjatë karrierës së tyre në Partinë Socialiste?

Shikojini se si ikin në videon më poshtë, të sikletosura për shkak të kolegut të tyre Erion Veliaj. Në kolazhin e prononcimeve, deputetët e opozitës nuk e kanë fshehur përçmimin për kryebashkiakun e Tiranës. Video më poshtë:



6 Comments

  1. Cfare thua lapsi. Ketyre femrave te rilindjes u ka ikur fytyra fare aq shume jane turperuar. Aq shume te ‘kulturuara” sa ja keto nuk besoj se do i vijne me politikes shqipetare, duhet te kujtosh sms e mbeses se ballukut per bashkine e vores edhe e kupton sa u skuqet edhe nxihet lekura ketyre madam bavarive te rilindjes.

    Mos na ktheni stomaku permbys pash zotit, se keto vec nje funksion kane ne rilindje, te jene zuzkat e ordinerve .
    As qe e dine fjalen turp

    1. Mos u merrni vetem me rilindoret, por kerkoni te shpjegoni ca ka thene edhe Duma. A ka ndonje sens ne fjalite e saj? Sa per rilindoret jane mesuar me fjalorin e te madhit, nuk iu ben pershtypje ky i vogli.

  2. O lapsi Kazan shpifes dhe genjeshtar dhe trillues ca sajoni historira nuk esht Erjon Veliaj nga ato lloj qe flasin fjal banale Erjon Veliaj esht djale shum i kulturuar prandaji mos sajoni historira

    po fjalorin e piset qe ka perdor Sali Berisha kunder prokurores Ina Rama dhe plus sa fjal banale ka then Sali Berisha dhe oborrtaret e tij qe shajn me lloj lloj fjalesh te pista

    po mbeshtetesit e Sali Berishes qe shajin me fjale banale neper rrjete socjale pse si nxirrni keto ju lapsi

    dhe beni ju te lapsit dhe ju shpellaret e sali berishes si te kulturuar ju jeni njerezit me te degjenerum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *