Mediat italiane kanë publikuar rrëfimin e ish-bashkëpunëtorit të mafias Danilo Pietro Della Malva i njohur me nofkën “U’ Meticcio”. Ai ishte krahu i djathtë i kapos mafioz Marco Pallone Raduano.
Ai ka zbuluar për karabinierët si lëvizin grupet mafioze në zonën e Foggia dhe cilët ishin “kokat” e “Gomorra” dhe lufta mes klaneve që ka lënë një sërë viktimash.
“Unë i përkisja klanit Raduano me në krye Marco Raduano dhe Anthony Azzarone që vepronin në territorin e Vieste, Mattinata, Peschici dhe në territore të tjera të zonës Gargano. Veprimtaritë kryesore të klanit varionin nga vjedhjet, grabitjet, armët, droga, zhvatjet, vrasjet dhe tentativa për vrasje me armë” – e nis ai rrëfimin.
“Unë u futa në strukturën e klanit me një rol të rëndësishëm. Isha pas Raduanos dhe Azzarone. Unë isha një njeri i besuar dhe krahu i djathtë i shefit dhe më pas ishin djemtë e tjerë”.
Klani merrej edhe me zbarkim të lëndëve narkotike si marihuana që vinte në zonën e Foce Varano ose San Menaio. Droga vinte nga Shqipëria dhe largimi u bë nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015 – 2018” – rrëfen ai.
Mediat nënvizojnë se flitet për tonelata me drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta antimafia të kryera vitet e fundit. ©LAPSI.al
ska mundesi, nga portet tona nuk del dot as miza
Ku eshte lajmi ketu?
Qe nga Shqiperia shkon droge ne Itali?
Sa mbrapa qenkan italianet, ketu e di edhe bufi.
Ja sa ta legalizoje Mbreti…. se do ta klasifikoje si burim eksportesh te suksesshme