• |
ide | kryesore

Hetimet/ Vrasës kolumbianë për ekzekutimin e Ergys Dashit në Ekuador

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mediat ekuadoriane raportojnë se ekzekutimi i 34-vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi është kryer nga vrasës tipikë mafiozë. 

Hetuesit kanë marrë dëshminë e rojeve të restorantit në të cilin darkonte shënjestra e dy personave që kanë mbërritur në derë si mysafirë që donin t’i dhuronin lule dikujt.


Ata kanë treguar se 2 personat që më pas kryen vrasjen ishin folës shumë të mirë të spanjishtes, ç’ka ka krijuar idenë që bëhet fjalë për vrasës nga vendet latine.

Rojet kanë dëshmuar se edhe nga pamja vizive ata ngjanin me kolumbianë, ndonëse hetuesit kanë dyshime që vrasësit të kenë qenë me maskë fytyre.

Personi që mbante lulet në dorë kërkoi të hynte brenda me çdo kusht, ndërsa rojet i kanë kërkuar pasaportën e vaksinimit.

Ai nuk e ka pasur këtë mjet, e për pasojë, personi shoqërues iu ka thënë se ai do të qëndronte aty me ta ndërsa duhej ta lejonin shokun e tij të çonte lulet tek tavolina në fund të lokalit sepse edhe ai do të dilte menjëherë jashtë.

Ky moment mes vrasësve dhe rojeve ka krijuar idenë se bëhet fjalë për spanjishtfolës, ndonëse mënyra se si dhuruesi i luleve ka nxjerrë armën nga tufa e luleve dhe ka qëlluar Dashin është mënyrë e përdorur në ekzekutim nga shqiptarët prej më shumë se dy dekadash.

Autoritetet policore të Ekuadorit kanë kërkuar ndihmë për të identifikuar vrasësit në bazë të fotove që kanë mundur të sigurojnë nga kamerat e restorantit.

Po ashtu, është kërkuar informacion edhe në lidhje me të dhëna konkrete për të shkuar te shkaqet e vrasjes që tronditi gjithë vendin.

Të dhënat më të fundit që kanë mbledhur dhe po studiojnë hetuesit tregojnë se Dashi është ekzekutuar për shkak të një dyshimi për vjedhjen e një sasie të madhe lënde narkotike.

Kjo vjedhje, sipas mediave vendase, dyshohet se i ka ndodhur një grupi të fuqishëm të trafikut të kokainës me origjinë nga Kolumbia dhe që veprojnë në tregun e qytetit-port.

Dyshimet e para flasin për një sasi prej 5 mijë pakosh me kokainë por ende grupi i hetimit nuk ka asnjë fakt që e provon këtë akt të kryer nga ana e viktimës!

2 Comments

    1. Kur flet per ordinere edhe ky hajvani me lart.

      Po Kolumbia cfare eshte ne fund te fundit??

      Nje perzierje rracash pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu