• |
ide | kryesore

Khloe dhe Kendall mund të kenë zbuluar gjininë e fëmijës së Kylie

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner u panë duke blerë disa sende për fëmijë të vegjël ndërsa ishin jashtë së bashku në “Sherman Oaks”, gjë që na bëri të mendojmë e të dyshojmë se gjinia e fëmijës së dytë të Kylie Jenner që pritet të lindë së shpejti është femër.
Motrat e Kylie-t panë lodrat, karrocat dhe krevatet e bëra tradicionalisht për vajzat e vogla në fotot e publikuara nga “Daily Mail” të hënën, më 24 janar.

Madje ato u panë duke bërë “videocall” me mamanë e tyre Kris Jenner, teksa shfletonin një sasi artikujsh dhe kukullash rozë në dyqane të ndryshme dhe ia tregonin asaj.
Kylie Jenner aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë me të dashurin Travis Scott diku në shkurt të vitit 2022, dhe ajo ende nuk ka bërë të ditur nëse do të kenë një djalë apo vajzë. Çifti tashmë kanë një vajzë 2-vjeçare Stormi, e cila së shpejti do të bëhet motër e madhe.
Më 15 janar, themeluesja e “Kylie Cosmetics” shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur teksa merrte pjesë në festën e përbashkët të ditëlindjes së 4-të të vajzës Stormi dhe mbesës së Chicago West. Stormi do të mbushë 4 vjeç më 1 shkurt, ndërsa Chicago që atë ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *