• |
ide | kryesore

Meta flet për 4 vrasjet e “21 janarit”: I bënë Edi Rama dhe Lulzim Basha

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për ngjarjet e 21 janarit 2001 kur 4 protestues u vranë në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Meta tha në Euronews Albania se përgjegjës për vrasjet janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ata 4 të vrarë në 21 janar, ata i vrau Edi Rama dhe Lulzim Basha. Unë kam qenë në një emision të Fevziu një natë para se të jepja dorëheqjen. Nuk kisha ndërmend të jepja dorëheqjen, por nuk mendoja që do të shkonte aq keq sepse ishte montuar ajo çështja e 700 mijë euroshit. Unë thashë që nuk jap dorëheqjen për 1. 2. 3. 5. arsye.

Të nesërmen më bie zilja në shtëpi dhje më thanë miq të mirë nga matanë oqeanit. Vlerësoje pak këtë punë sepse ka të dhëna që do të ketë vrasje. Që do të thotë se do gjendet sebepi që ndodhi se ky nuk dha dorëheqje. Ne e dimë që kjo do kërkojë kohë, por mendoje.

Pas kësaj unë shkova të “doktori i madh” (Berisha). “Shumë mirë ishe” – më tha doktori. “Mirë” – i thashë, por duhet të merret situata më seriozisht sepse unë duhet të jap dorëheqje sa më parë sepse ata kanë planifikuar të vrasin njërëz në protestë.

Këtë i thashë “doktorit të madh”. Jo më tha. I thashë që kam info nga njerëz të rëndësishëm. Nuk pranoi doktori dhe bëmë pak debat. Unë i thashë që duhen marrë masa që të mos ndodhë kjo.

Unë kam marrë të dhëna me komuna se nga do vinin ata që do bënin atë që do bëhej. Basha thoshte vetëm: “I kemi marrë masat”, “I kemi marrë masat”….

Edhe gardën edhe policinë e drejtonte ministri i brendshëm që merr masat dhe kontrollon dhe verifikon çdo gjë. Atyre u interesonte të ndodhte kjo që ndodhi. Atyre u interesonte të ndodhte kjo që ndodhi. U kam thënë dhe kokëpalarë atyre se ashtu ishin. Nuk ke pse të godasësh policinë.

Ne kishim informacione se nga do vinin dhe ai (Basha) nuk mori asnjë masë. E bëri me qëllim apo pa qëllim nuk e di, por ajo ndodhi. Të merrte informacion dhe të mos merrte masa? Këtë bëri ai” – tha Meta. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. e di gjithe Shqiperia o Ilir Floriri(sic te quante Salih Berisha) qe vrases jane Salih Kurva dhe lylzim Basha bashke me ty

      1. Ca teatri jan keta politikanet tan.
        Tani cdo gje ke ka akuzuar e majta bashen. Do ti thone qe e ka ber basha me urdher te rames.
        Me shitjen e detit.
        Me vjedhjen e rruges se kombit.
        21 janari.
        Humbjen e 2013.
        Opo beni gallat.. Kur gjeni injorant qe ju degjojn.

  2. Cilet jane keta persona te rendesishem pertej oqeanit qe te thane ty qe do kete vrasje ne proteste , pse nuk thuaj emrat e tyre . Shkaktar u bere ti me videon qe te publikoi i ndjeri Dritan , dhe Saliu qe te shpetoi ty nga burgu o i nderuar president.

  3. Në të tre periudhat tetë vjeçare të qeverisjeve në Shqipëri, ajo e pas 97-ës deri në 2005, 2005-2013 dhe 2013- 2021, protagonist i sherreve politike ka qenë personazhi politik i njohur me emrin “Dridhe Like”
    Kjo nofkë i ngeli për faktin se ai e ka “dredhur” gjithmonë, sa majtas djathtas, sa pro amerikan, aq antiamerikan.
    Tani na paska dalë Likja me akuzën se “vrasësit” e 21 janarit , qenkan Rama e Basha..
    Kujton vërtetë Likja se shqiptarët nuk e dijnë se cila ishte arsyeja e organizimit të protestës së dhunëshme të Ramës në 21 janar të 2011-ës ?
    Ishte përgjimi për paratë e mëdha që kishte fituar ai në rrugë korruptive e që ja zbuloi Prifti, ish nënkryetari i LSI
    Gjithmonë për ngjarje kriminale, hetimet bëhen me rradhën shkak-pasojë.
    Shkaku i 21 janarit ishte korrupsioni i Likes e pasoja ishin “vrasjet”. që tani pasi Basha e ka quajtur ate si një nga brinjët e trekëndëshit të Bermudës, na paska “zbuluar” se vrasësi paskej qenë Basha, ngaqë ishte ministër i mbrendshëm.
    Nuk ka shqiptar që të mos ta dië se asnjë ministër i mbrendshëm i cilësdo qeverie, asaj të Nanos apo Metës, Berishës apo Ramës, nuk mund të vendoste me kokë të tij

  4. 21 Janari ishte aksion i MI6 dhe Mosad me katolike injorante te rekrutuar me listat e ish sigurimit për te dhene pershtypjen qe eshte diçka qe e organizon Vatikani kunder PD ,siç ështe dhe aktiviteti i Tom Doshit qe ështe në sherbim te Anglezve qe nga promovimi fshehtas prej Fatos Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *