• |
ide | kryesore

Ngec plotësimi me anëtarë i Kushtetueses, shkak mungesa e kuorumit në Gykatën e Lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qeverisë



Vazhdon ngërçi në Gjykatën e Lartë. Teksa pritet zgjedhja e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk ka kourimin e duhur për të dërguar propozimet e saj pasi ajo ka vetëm 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë situatë, është vendosur qe Këshilli i Larte Gjyqësor te plotësoje numrin e nevojshëm te anëtarëve të Gjykatës se Larte për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha. Raporti i miratuar nga Këshillii Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartëqë thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “… është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,

– referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

– në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

– me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,

mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë qëbën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.



1 Comment

  1. Qeni hajdut e tradhetar ka tete vjet qe e ka lene vendin pa gjykate te larte Pa gjykate kushtetutese ose i ka lene mangut qellimisht qe te beje ligje per hajduterine e tije dhe te stanit te qenve si ai!! Ne njefare menyre ( vetem te tije kjo, ku eshte treguar i vertete, kur tha qe ne fillim nuk keni pare gje akoma) E filloi duke vene kerpudhen para zyres tije qe i perafrohet organit mashkullor si forme! Ka dy mesazhe qe jepen aty: i apri dhe me i mundedshi eshte :”Kete do merni prej meje, o shqiptare” Dhe i dyti mesazh eshte se ai pra, kerpudha mashkull, ka lindur i vdekur! Keshtu qe kenaqaesi e veteme per te eshte vjedhja dhe shkaterrimi i Shqiperise e shqiptreve, sikur fajin e per kerpudhen e thare ja kane ata dhe per komplekset e tija! Ne kuved, nje here kur ky llum ju pat drejtuar Topallit: Je viagra e Berishes, ky i fundit ju pergjigj: “Ty as me ate nuk te punon” Aty doçi e mbylli gojen nuk u ndjeme ate… !seance te kuvendit te pakten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *