• |
ide | kryesore

“Nuk është ekip i thjeshtë”: Brdaric elozhe Flamurtarit pas ndeshjes, Resuli i pakënaqur me rezultatin

-Instant, Sport



Akti i parë në Vlorë ka nxjerrë fitues Vllazninë, përballë Flamurtarit. E kuptueshme me diferencat që ekzistojnë mes një skuadre pretendente për titull në Superiore dhe një që militon në Kategorinë e Dytë. E megjithatë, nëse dëgjon Thomas Brdaric dhe sheh edhe rezultatin, nuk ishte fare e lehtë: “Flamurtari nuk është se është një ekip i thjeshtë, kemi dhe ndeshje në fundjavë me Kastriotin. E dinim që përpara ndeshjes që duhet të merrnim maksimumin – shpjegoi tekniku gjerman -. Synimi i parë është vetëm fitorja, më pas dhe lojtarët duhet të tregojnë veten. Synimi i parë është që të kalojmë në raundin tjetër. Ne jemi kampionët në fuqi të Kupës dhe me kohën shkon çdo gjë. Mendoj se e mbajtëm mirë ndeshjen sot, i thash lojtarëve se nuk ka rëndësi se cili shënon. Ka dhe lojtarë që nisin nga stoli se kemi dhe ndeshje të tjera si Kastrioti në fundjavë”, tha pas ndeshje Brdariç.

Keqardhje për humbjen, por e pranon me sportivitet Dritan Resuli, trajneri i Flamurtarit, që lë të kuptohet se edhe në kthim kuqezinjtë do të provojnë të bëjnë befasinë: “Luajtëm ndaj një Vllaznie që i dihen vlerat. Patëm shanset tona që nuk mundëm t’i shfrytëzonim, kishim keqardhje për këtë rezultat, por jam i kënaqur për paraqitjen në fushën e blertë. Ne si Flamurtar kemi synim që të ecim sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Ne e dimë mirë që në futboll nuk ka i vjetër dhe i ri, por ka i mirë dhe i dobët. Ne kemi afruar shumë lojtar të ditëlindjes ‘2002 dhe ‘2003, por edhe ata kanë kohën e tyre. Objektivi ynë kryesor është që të shkojmë në Kategorinë Superiore shumë shpejt”, e mbylli tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *