• |
ide | kryesore

“Nuk mendova për Partizanin, Lushkja jep 100%”: Josën e bezdis barazimi, Ramadani pëlqen lojën e “shëmtuar”

-Instant, Sport



“Kemi bërë rotacion, por nuk e quaj se ishte nga ndeshja e Kupës, e bëmë sepse do të aktivizonim lojtarë më të freskët. Nuk menduam për ndeshjen me Partizanin se ka kohë”. Mirel Josa nuk është shumë i kënaqur nga rezultati 1-1, pavarësisht se është pozitiv duke qenë i marrë në transfertë. “Nuk mund të mendohet për kampionatin e pastaj për Kupën. Kupa ishte para, menduam për të sot dhe të shohim pastaj për ndeshjen me Partizanin. Ne jemi për të tre objektivat, duke pasur parasysh edhe Europën brenda”.

Një koment edhe për Lushkjen, lojtarin që pavarësisht interesimit të Sheriff Tiraspol është duke dhënë maksimumin për kurbinasit: “Ai është një lojtar i skuadrës, po jep 100% dhe është i impenjuar edhe si sot. Nuk mund të bëj diferencime me lojtarët e tjerë. Është një lojtar që për sa kohë është pjesë e skuadrës, po jep 100%. Kur të vijë momenti do të flasim për reagim, një lojtar shumë i nevojshëm për ne, por do të shohim nevojat qoftë të klubit, qoftë të tijat personale”, e mbylli Josa.

I qartë në atë cfarë kërkonte edhe tekniku i Egnatias, Ramadani. Loja e rrogozhinasve mund të mos jetë shumë zbavitëse, por pak rëndësi ka për kosovarin, për sa kohë vazhdon të sjellë rezultat: “Objektivi ishte që të mos humbnim, ky barazim na mban në lojë. Në minutat e para u futëm me respekt ndaj Laçit, skuadër që e meriton vendin e dytë. Por pastaj si kaluan minutat e morëm veten dhe ky modul mund të na sjellë suksesin. Lojëra të bukura ndoshta nuk na sjell, por për objektivin që kemi mund të na sjellë ndoshta atë që nevojitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *