Politologu Hysamedin Feraj i ka bërë një interpretim psikologjik gjuhës së përdorur nga Veliaj, në bashkëbisedimin me trajnerë për shkarkimin e presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.
Ai shkruan se më të tronditurit në këtë rast duhet të jenë psikologët, të cilët mund të kuptojnë më mirë shkaqet që çojnë në përdorimin e atij fjalori banal dhe në zgjedhjen e disa fjalëve specifike.
“Rasti Veliaj më së shumëti do t’i ketë tronditur psikologët. Pacienti e di shkakun e sëmundjes se vet: traumën e njohur që shkakton te djemtë kërcënimi i vazhdueshëm dhe i besueshëm në fëmijëri me kastrim.
Mekanizmi mbrojtës që ka krijuar duke përfytyruar se i ka prej hekuri nuk e mbron nga shfaqjet e psikopatisë: ego dhe superego i tregojnë vazhdimisht që tesikujt prej teneqeje e pamundësojnë ushtrimin e burrërisë.
Psikologët janë më të tronditurit sepse kuptojnë më thelle pasojat e të qenit të traumatikut të pashpresë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, në vend se pacient me shpresë në klinikën e tyre.
Po zgjedhësit e tij? Nuk kanë aq faj: nuk janë psikologë. Prandaj shpesh kemi psikopat në pushtet”, shkruan Feraj në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë audio ku Veliaj përdor fjalor banal ndaj trajnerëve.
bravo e meriton lali eri nje panine dy qofte
Përgjimi pa dijemi është shkelje etike
Lere më publikimi per arsye hakamarrje
Thjesht je fantastik!