• |
ide | kryesore

Rama: 118 milionë euro për bujqësinë, 6 mijë përfitues nga garancia sovrane

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria ka alokuar 118 milion euro nga Banka Europiane për të ndihmuar sektorin e bujqësisë. Në një takim me fermerët, kreu i qeverisë prezantoi garancinë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh. Në konferencën e mbajtur për shtyp me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, kryeministri tha se janë 6 mijë përfitues nga kjo garanci sovrane.

“Me Bankën Evropiane alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për agrobiznesin nëpërmjet një linje kredie dhe ndarjes së riskut. Dhe ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 6 mijë përfitues nga fondi i garancisë. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit.


Vihet në dispozicion një fond tjetër për të vazhduar në këtë rrugë të kreditimit të bujqësisë. Sot Shqipëria i ka të gjitha rastet e suksesit dhe shembujt për të demonstruar jo më me fjalë por me vepra se cila është rruga e të ardhmes në zhvillimin rural të vendit”, tha Rama.

5 Comments

  1. edhe sikur, sikur te ndodhe vetem gjysma e tyre ne rastin me te mire do shkoje ne destinacion ,gjysma tjeter do shkoje ne xhepat tuaja si qeveri.

  2. Nje me shume e nje me pak nuk bene diference te madhe . Genje o pallosh genje , se nuk te kontrollon kush .

  3. Sipas teje e premtimeve te tua o i gjati ine duhet te ishim te gjithe miliarder si popull , faktikisht mbi 90 % e kane barkun bosh dhe 99% jane me breke neper kembe .
    Sipas teje o i gjati ine krimi dhe kriminelet jane dermuar keqas por faktikisht ata po qeverisin .
    Sipas teje o i gjati ine ketu nuk ka droge por faktikisht nuk ka ngel as nje pellembe toke e pa mbjelle .
    …………………………………………………………………………………………………………………………………………
    Sipas teje o i gjati ine duhet te ishim “alle stelle” por faktikisht jemi “alle stalle”

    Mallkuar qofte dita qe erdhe ne pushtet , çlirim do jete ajo dite kur ti do te thyesh zverkun o i gjati ine .
    Ti je fatkeqesia me e madhe e ketij kombi 110 vjeçar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.