• |
ide | kryesore

Rihanna dhuron 15 milionë dollarë për barazi klimatike

-Instant, Paparazzi, Slider



Fondacioni i këngëtares Rihanna ka dhuruar 15 milionë dollarë për drejtësi klimatike.

Përmes fondacionit të saj “Clara Lionel Foundation”, 33-vjeçarja ka ndarë të hollat mes 18 organizatave që punojnë për barazi klimatike, përfshirë këtu “Climate Justice Alliance” dhe “Movement for Black Lives”. “Fatkeqësitë klimatike, të cilat po rriten në frekuencë dhe intensitet, nuk prekin të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, pasi komunitetet me ngjyrë dhe kombet ishullore përballen me peshën kryesore të ndryshimit të klimës.  Në këtë frymë, ne jemi krenarë që po i dhurojmë 15 milionë dollarë për 18 organizata që punojnë për barazi klimatike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet, në partneritet me lëvizjen #StartSmall, nisma filantropike e Jack Dorsey.  Këto grante mbështesin entitete të përqendruara dhe të udhëhequra nga gratë, të rinjtë, afrikano amerikanët, indigjenët, njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet LGBTQIA+.

Ftojmë të tjerët të bashkohen me ne në ngritjen, financimin dhe mbështetjen e këtyre grupeve dhe të tjerëve që janë në vijën e parë të lëvizjes për drejtësi klimatike”, shkruhej në një deklaratë për mediat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *