• |
ide | kryesore

Stuhia përmbys anijen, rojet bregdetare në kërkim të 39 personave në Florida

-Instant, Lajme, Planet



Rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara po kërkojnë për 39 persona të shpallur të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën në Florida.

Zyrtarët u njoftuan nga një peshkatar që kishte shpëtuar një person 72 kilometra nga brigjet e qytetit Fort Pierce.

I mbijetuari tregoi se u largua nga Bahamas bashkë me 39 persona të tjerë me një mjet lundrues. Ai sqaroi se gjatë udhëtimit janë përballur me një stuhi të motit të keq, gjë e cila shkaktoi dhe përmbytjen e anijes.

I mbijetuari tha se asnjëri prej personave në bord nuk kishte të veshur një jelek shpëtimi. Rojet bregdetare besojnë se kjo ishte një tentativë trafikimi të qenieve njerëzore.



1 Comment

  1. Per sa kohe,kufijte e shteteve,do jene te pa qarkulluara lirisht,do ndodhin gjera te tilla.Po te hapen kufijte,do shihen qarte,ndryshimet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *