• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Dukës/ Flet Arjan Çani: Erjon Veliaj është kamikaz i Ramës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Lufta” kundër kreut të FSHF-së nuk është diçka e re. Por ndryshe nga betejat e deritanishme, kundërshtari përballë Armando Dukës është shumë më i rrezikshëm. Kështu u shpreh në studion e MCN TV analisti Arjan Çani, i cili e sheh kryebashkiakun e Tiranës si kamikazin e kryeministrit, sa herë ai e do të sigurt fitoren e një beteje. Akoma më të vështirë për Dukën, sipas Çanit, këtë betejë e bën edhe fakti se Veliaj ka edhe drejtësinë me vete.

“Nuk është se ka nisur lufta tani. Thjesht ka hyrë në lojë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që është ortaku i vetëm i Tiranës. Duka e ka betejën më të fortë se të gjitha betejat e tjera. Me Finon e kishte më të thjeshtë. Me hyrjen e Erion Velisë në skenë është më e vështirë.

Qëllimi i kësaj lufte nuk ka lidhje me pjesën tjetër. Futbolli është një biznes fitimprurës. Duka deri tani ka qenë njeri që ka luajtur fort. Ka pasur mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s.

Erion Veliaj është peshk i madh. I ndarë nga Rama, ai nuk ka ndonjë vlerë, por bashkë me Ramën është i fuqishëm. Është një hambar i madh me para e përfitime. Kjo është një luftë që nuk më çudit aspak nëse përdoren edhe mjete më të rënda. Mendoj se Duka duhet të rezistojë. Do preferoja që të paktën FSHF të mos ishte pjesë e qeverisë.

Nuk ka lidhje me zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit. Veliaj është përmbarues i Ramës. Ai e vë si kamikaz për të fituar betejat e veta. Këtë betejë e shoh në favor të Veliajt. Përveç shtetit, ai ka edhe drejtësinë me vete” tha Çani.



2 Comments

  1. o karagjozi Cani Ti je vetem nje plere e ndyre i paguar nga Salih Berisha dhe greket Personazhet e panelit tend jane ujku cerrikut,ardi daullxhiu e ca njerez te tjere me te meta mendore ashtu sic je dhe ti vete …nje rrot kari qe se bo nona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *