• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Shkodër, policia shpall në kërkim 2 vëllezër

Arkiva, Lajme, Të fundit
babë plagosur, Vlorë myslym Drenovë policia



Policia e Shkodrës njoftoi shpalljen në kërkim të 2 vëllezërve që sipas saj kërcënuan me armë një 60-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec të Njësisë Administrative Pult, në bashkinë Shkodër.

Kanë qenë vëllezërit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri të Krujës që për motive pronësie kanë kanosur N. U., banues në fshatin Kasnec në Shkodër.

Ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *