• |
ide | kryesore

VIDEO/ Korçari i famshëm: Policia më ndaloi 4 orë me urdhër të Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Korçari i famshëm Ilir Vrenozi është shoqëruar pasditen e së mërkurës në komisariatin e policisë së këtij qyteti. Shkak është bërë një akt i paprecendentë: vizita e kryetarit të PD-së Luzlim Basha në këtë qytet.

Vrenozi është mbajtur për 4 orë në komisariat dhe forcat e rendit i kanë dhënë si arsye një denoncim të bërë në komisariatin dixhital se ai do të qëllonte kreun e PD-së me vezë. Vetë Vrenozi tha se ishte në shtëpi.

“Me c’te drejtë më morën mua mashat e Lul Bashës, Salianji dhe Gazmend Bardhi? Jo 4 ore por edhe 400 ore, Vrenozi do e thotë ate qe ndjen. Më erdhi keq që nuk isha pjesë e protestës. Basha nuk me ben presion me policinë e Ramës.

Turp i madh! Kaq frike e paske Ilir Vrenozin?! Basha mos vazhdo më! Basha sot ishe “Kanavale e Korçës” mos vazhdo më!” – shkruan Vrenozi në rrjetet sociale.

Për ndalimin e tij nga policia ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

“Ndalon Ilir Vrenozin sepse ka çuar rrezik vetë Salianji te komisari dixhital denoncimin 4 orë që mos i prishej imazhi i takimit dhe mirë ka bërë”, – tha Meta.

Vlen të thuhet se në takimin e Bashës në Korçë merrte pjesë djali i Vrenozit gjë që nuk është pritur mirë nga i ati. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Bela e madhe me skraparllinjte
    Mund te hash edhe dru
    Le te rije dhe nje President
    Se na duhet edhe pa tru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *