• |
ide | kryesore

Video/ Laçi del pa dëme nga Rrogozhina: kundër Egnatias vendoset gjithçka në kthim

-Instant, Sport, Video



Asnjë fitues e një 1-1 që i lë të gjithë skenarët hapur. Egnatia e Laci ndahen në barazim me gola, që do të thotë se rrogozhinasit duhet të fitojnë ose të barazojnë me dy gola e lartë në kthim nëse duan që të kualifikohen. Gjithësesi pas dy javësh do të jetë një betejë e vërtetë sepse skuadra e Ramadanit nuk dëshiron të heqë dorë nga kompeticioni, për më tepër që rezultati e lejon të shpresojë.

Në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Josa u kujdes më tepër që të mos pësonte fatin e Kukësit, duke luajtur kujdesshëm, por me dalje të shpejta në kundërsulm. Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 17′ kur kurbinasit realizuan me Julian Shehun me penallti pas një prekeje të topit me dorë në zonën e Egnatias. Arbitri Shahini u thirr në VAR dhe vetëm pas kontrollit të imazheve drejtoi dorën nga pika e bardhë nga ku Shehu nuk gaboi.

Avantazhi duroi vetëm 5 minuta, sepse reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 22′, pas disa kombinimeve të shpejta të rrogozhinasve, Demir Imeri shënoi golin e barazimit, duke mposhtur portierin Sherri, i kthyer titullar për ndeshjet e Kupës.

Pjesa e dytë nuk është se u ngjit në nivel, edhe pse intensiteti nuk mungoi. Pak raste për shënim, ku për tu sinjalizuar ishte ai i minutës së 74′, kur Regi Lushkja, njeriu më i përfolur i merkatos kurbinase, tentoi ta zgjidhte nga distanca, me topin që përfundoi fare pranë shtyllës. 1-1 dhe pas dy javësh bardhezinjve i mjafton edhe një barazim pa gola, ndërsa Ramadanit e të tijve i duhet me cdo kusht një gol për tu kthyer në lojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *