• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni përplasjen e frikshme kokë më kokë të portierit dhe Mane: senegalezi përfundon në spital

-Instant, Sport, Video



Senegali u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Afrikës falë fitores 2-0 ndaj Kepit të Gjelbër, jo pa frikë. Në pjesën e dytë ndodhi një kontrast i dhunshëm mes Vozinhas dhe Sadio Mané. Portieri i kombëtares së Kepit të Gjelbër, i ndëshkuar më pas me karton të kuq nga arbitri, u duk se e pësoi më keq duke dalë nga fusha me barelë.

Nga ana tjetër, sulmuesi i Liverpool u duk se e kishte marrë veten, aq sa shënoi golin e 1-0 pak minuta më vonë, por më pas u ankua për marrje mendsh dhe u transportua menjëherë në spital. Për fat të mirë, gjithçka është në rregull: kontrollet nuk kanë evidentuar asnjë problem për të dy futbollistët, që më pas postuan një foto së bashku në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *