• |
ide | kryesore

3 shqiptarë të plagosur, çfarë ndodhi të shtunën e kaluar në Voula të Greqisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



5 persona u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Greqi në Voula, mes tyre 3 shqiptarë që mbetën të plagosur rëndë. Mediat greke shkruajnë se emra “të rëndë” të krimit kanë marrë pjesë në përplasjen e armatosur. Kamerat kapën autorët duke u larguar me vrap.

“Kathimerini” shkruan se një rol qendror në ngjarje ka pasur një “grupi zhvatës” duke identifikuar si motiv të mundshëm larjen e hesapeve nga trafiku i drogës. Shumica e të përfshirëve janë pjesë e rasteve të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrahjeve si pjesë e përfshirjes së tyre në grupin “Bravo”.

Një nga shqiptarët e plagosur u arrestua në prill 2018 për një sulm të armatosur ndaj punonjësve të policisë në Kallithea. Në sy të policisë i dyshuari kishte ikur me vrap dhe gjatë ndjekjes arma i kishte rënë në rrugë. Megjithatë, më vonë dhe ndërkohë që policia vazhdonte ta ndiqte ai kishte hapur zjarr ndaj tyre me një armë të dytë që posedonte. Ai u arrestua dhe 5 muaj më vonë u lirua.

Të shtunën, 3 persona, të gjithë shqiptarë, të moshës 36, 40 dhe 48 vjeç u qëlluan me armë në bark dhe gjoks. Në vendngjarje janë gjetur armë, thika dhe njolla gjaku. Dy persona të tjerë, një 33-vjeçar grek dhe një irakian 35-vjeçar, kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditjet me thikë, grushte dhe shkelma.

Në informacion thuhet se ata ishin të njohur për shqiptarët dhe ndërhynë për t’i ndarë pa u sqaruar nëse prania e tyre në vendngjarje ka qenë aksidentale apo jo. Po sipas mediave greke kemi të bëjmë me përplasje për larje hesapesh për çështje droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *