• |
ide | kryesore

“5 Maji” përpara Kuvendit/ Berisha: Veprime mizore, tragjike kur sheh aty edhe përfaqësues të Lul Bravës

-Instant, Lajme, Të fundit

Sali Berisha është rikthyer për herë të parë në Kuvend që prej përjashtimit nga Partia Demokratike. Në hyrje të godinës, ai foli për gazetarët për protestën që janë duke mbajtur para parlamentit banorë të lagjes “5 Maji” në Tiranë, të cilëve do t’u prishen shtëpitë, si pasojë e rregullimit të rrugës në atë zonë.

Berisha u shpreh se këta qytetarë kanë të drejtë ligjore për atë që kërkojnë, ndërsa u shpreh se më tragjike kjo situatë bëhet kur ortakë në pallate janë edhe përfaqësues të Bashës.


“Pavarësisht se kanë nga 20 vite në shtëpitë e tyre u prishet banesa në kundërshtim me çdo ligj, u prishet banesa nga qeveritarë që vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Nuk jam, por mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bëjnë këtë qytet më të bukur, por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, mund ta bësh këtë, por para së gjithash duhet të ulesh me ata, duhet të përcaktosh kushtet.

Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve janë absolutisht të paligjshme, janë dhënie e efekteve prapavepruese të ligjeve të vendit dhe janë gjithashtu një qëndrim mizor ndaj njerëzve. Kjo bëhet edhe më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë edhe përfaqësues të Lul Bravës”, tha Berisha.

1 Comment

  1. Po ca thu o Sali se ti e nise kete pune duke nxjerr robt jashte, banoret tek pallati perballe Petro Ninit s’harrohen kaq kollaj. Sa e sa ke nxjerr me ligjin e kthimit te banesave te ish pronareve duke nxjerr ne rruge banore qe jetonin aty prej 50 vitesh…. i moen ish pronaret si perfundim??? Karin, U bene pallate e komplekse ndertimi, thjeshte perdoren pretekstin e ish pronarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu