• |
ide | kryesore

Berisha kërkon furnizimin e Ukrainës me municione shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit shprehu solidaritetin e tij për Ukrainën, që rrezikohet nga një pushtim i mundshëm rus. Berisha tha ndër të tjera se Kuvendi nuk mund të heshtë për këtë çështje.

Sipas tij Shqipëria duhet të dërgojë fishekë dhe municione në Ukrainë. Ish-kryeministri hodhi akuza të rënda ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që siç thotë ai heshtin dhe kjo i shërben Serbisë.

“A po kërcënohet për pushtim një vend sovran? Çfarë është kjo narko-qeveri dhe ky narko-parlament që nuk thotë një fjalë të vetme. A rrihet në këtë parlament apo jo? Më thoni mua. Jo nuk rrihet. Natyrisht, por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas. Jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.

Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht. Ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën”, tha Berisha.



15 Comments

  1. Je i zoti ti ne kto raste. Furnizove Millosheviçin. Shkaterrove te vetmet depozita armesh ne 97 qe mund te ndihmonin Kosovën. Destabilizove shtetin amë përpara mësymjes serbe.
    Çdo gjë sipas urdhërave ne Beograd.
    Sali Berisha, alias Penicilina i dosjes “Bisturia”

    1. Per naften kontrabende, Barisha ka folur troc si rralle politikan i nivelit te tij. Une i kam ndjekur me vemendje te gjitha prononcimet e Berishes per kete rast. Eshte qesharake ta akuzosh se furnizoi Milloshevicin.
      Depozitat e armeve ne 1997 i hapen te paret Komitetet e Shpetimit Publik te krijuara nga socialistet. Edhe ketu Berisha, si asnje politikan tjeter, ka pranuar publikisht, se pas hapjes se depove nga socialistet, nuk pengoi te tijte te hapnin depo te tjera, me argumentin e vetmbrojtjes. Edhe kjo akuze eshte qesharake.
      Socialistet, ish-komuniste, kishin 4 vite ne opozite, pas 50 viteve ne nje pushtet absolut dhe kriminal, te cilesuar nga te gjithe mendjet racionale si me barbari ne Lindjen komuniste. Padurimi i tyre per te ardhur ne pushtet, coi ne baterdine e 1997. Piramidat dhe vjedhjet e zgjedhjeve te 1996, qe gjithsesi ishin te fituara nga te djathte me siguri edhe pa ate marrezi, sado argumente te forta te duken, dhe qe jane ne fakt, per mendimin tim krejt personal, nuk barabiten me padurimin e ish-komunisteve per te riardhur serish ne pushtet.
      Eshte me shume se qesharake qe socialistet te cilet organizonin protesta duke nxitur turmen te ngrinte tre gishtat e simbolit ultranacionalist serb, si kundervenie ndaj dy gishtave te demokrateve, te akuzoje Berishen per gjera te tilla.
      Pertej retorikes se vete Berishes, anti-sllavizmi i tij, sidomos anti-serbizmi i tij, nganjehere edhe i skajshem, eshte i vertete. Pikerisht pse eshte i tille, socialistet kane 30 vite qe e sulmojne fort ne kete pike. Nuk mund ta mohoj se mund te kene pasur deri diku sukses, si zoterues te “sekretit” te madh te propagandes

        1. Sado qesharake mund te te duket, pikerisht kjo eshte pak a shume; me nje saktesim: ishte nje padurim i ish-komunisteve per t’u rikthyer ne pushtet.

          1. si nuk po del njeri te thote une do vete te luftoj ne ukraine te gjithe i ruhen plumbit thotë:

            1) sala ka te drejte duhet shitur armet vetem leket ti vene shtetit edhe jo cunit te babes Zenit
            2) 97 ishte revoulcion antimalok, por qe se eshte si thua ti meqe amerikanet e mbeshteten i bie qe edhe ata ishin komuniste qe ne 97 apo jo?

          2. Nuk eshte problemi se ty te kane Skopiuar trute por ty te eshte cpuar koka dhe te kane rrjedhur trute.

        2. hahahaha PO, PO, revolucion komununist ishte. Ishte i tille sepse u be nga komitetet kriminale te shpetimit qe ishin te gjithe komuniste dhe drejtoheshin e dirixhoheshin po nga komunistet deputete te Partise Socialiste te asaj kohe.

  2. Sa rrot kari ky Skypion.

    Te mbrosh ende Berishen ne kete far feje si ben ky kur dihet kush eshte Berisha eshte katastrofe e madhe mendore.

    Berisha eshte nje prej krimineleve me te medhenj te Shqiperise bashke me Ramen dhe kjo nuk ha fare diskutim.

    Nuk di cte them.

  3. Ketu je te tall kart me duket o Salo.Per shume arsye Ukraina nuk ka nevoje per armatimin tone keshtu qe ik futja nje dush se te ben mire.

  4. Per cfare armatimesh flet ky fosilja. Po ti dhe legenat e tjere qe kane ardhur pas teje ne pushtet e kene degjeneruar totalish kete vend nga ana ushtarake. Keta tanet nuk as kepuce per te veshur aq qesharak jane bere. Po ik ore kriminel se nuk lat gje pa shkerruar ne kete vend, dilni dhe jepni mend. Nuk dini me cfare shashkas te hidhi aq shume u eshte shtrenguar litari kriminela.

    1. Eshte rrotkari sepse sju pelqen argumenti? Apo eshte “rrotkari” sepse ti e sorollopi yt rrota Paulini nuk ju pelqen argumenti dhe historie e vertete por merni per te vertete ate cfare thote Mero Baze dhe Taulant Palla. Ju jeni per te ardhur keq o batalioni i sufllaqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *