• |
ide | kryesore

Bërnabiç: Kurti votoi në Shqipëri, prandaj serbëve duhet t’u lejohet votimi më 3 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për RTS, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel. Bernabiç ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë.

“Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Brnabiç.

Kryeministrja serbe më tej ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.

Ajo ka shtuar se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, ndërsa përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Nuk duhet lejuar që serbëve t’iu mohohen të drejtat bazike për pjesëmarrje në zgjedhjet që Serbia do t’i mbajë”, ka thënë Bërnabiç.

Derisa thotë se vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”, meqë Kurti ka marrë pjesë dhe ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

Bërnabiç ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, duke thënë se BE-ja duhet ta bind Kosovën që të ulet në tavolinë dhe të jetë e gatshme për kompromis./GazetaExpress/



2 Comments

  1. Zgjidhja eshte shume e thjeshte.Ata kane dyshtetesi dhe kane te drejte te votojne.Por nese qeveria serbe nuk ka qellim djallezor,atehere qeverie e serbise te organizoje qendra votimi brenda teritorit serb sa me afer pikes kufitare me kosoven, deri ne kufirin me serbin te organizoje trasportin e tyre qeveria e kurtit dhe ne kufirin serb deri te qendrat e votimeve ne territorin serb ta organizoje dhe pergjigjet qeveria e serbise.Kete variant kurti ti paraqese autoriteteve te BE.Keshtu veproi dhe ,z, Kurti erdhi ne tirane dhe votoi ne tirane, mos kryeministre e vucicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *