• |
ide | kryesore

Bie zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën 67-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth orës 20:45 të së enjtes, në lagjen nr. 5 të Korçës ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte përkohësisht Edmond Ramollari, rreth 67 vjeç.

Për pasojë dyshohet se nga asfiksia ai ka gjetur vdekjen.

Policia thotë se në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *