• |
ide | kryesore

Dita e lutjes për paqe, Papa Françesku ia dedikon Ukrainës: Dialog, jo luftë

-Instant, Lajme, Planet



Papa Françesku udhëhoqi ditën e lutjeve për paqe, të cilën ia dedikoi tërësisht Ukrainës. Kreu I Vatikanit kërkoi që dialogu të prevalojë mbi interesat dypalëshe për të zgjidhur krizën mes Perëndimit dhe Rusisë. Papa nxiti të gjithë besimtarët që të luten që tensionet të përfundojnë, duke thënë se tensionet po kërcënonin sigurinë e Europës dhe po rrezikonin pasoja të mëdha.

“Ata janë një popull që ka vuajtur”, tha Ati I Shenjtë duke iu referuar qytetarëve në Ukrainë. Ndër besimtarët që iu përgjigjën thirrjes së Papa Françeskut, ishin dhe ata të këtij shteti që kërcënohet nga lufta. Katolikët ukrainas në Kiev iu bashkuan lutjeve për paqe në vendin e tyre. Klerikët dhe besimtarët shpresojnë që lutjet e tyre të bëjnë më shumë për botën se sa politikanët.



1 Comment

  1. Papa Francesco si simbol i paqes dhe bamirsise duhet te ndikoi me shume me utesine e tije ndaj politikaneve arbuter qe po degradojne popullin e tyre.
    Rrofte Europa. Rrofte Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *