• |
ide | kryesore

Fair Play Financiar a ekziston akoma? Blerjet e fundit në merkato kërkojnë sqarim nga UEFA

-Instant, Sport



Me Vlahovic të transferuar te Juventus dhe Gosens te Interi, merkato italiane është ndezur, por efekte të ngjashme ka në të gjitha kampionatet elitare. Ditët e fundit zyrtare të dritares dimërore kanë bërë që negociatat të shpërthejnë e, sa për të marrë shembull Serie A, janë bërë dy lëvizje të rëndësishme që rrallëherë shihen në janar. Sidoqoftë, për tu zgjeruar në Evropë, Barcelona në një krizë të thellë ekonomike ishte në gjendje të merrte Ferran Torres dhe të mendojë për lojtarë të tjerë, përfshirë Moratan. Për shumicën e njerëzve, veçanërisht tifozët e skuadrave që nuk janë drejtpërdrejt të interesuar, pyetja lind spontanisht: çfarë ndodhi me Fair Play-in Financiar, a ekziston ende?

Përgjigja është po. Rregulli i vendosur jeton dhe lufton me urdhër të UEFA-s, por është modifikuar nga vetë institucioni që drejton futbollij europiane vitin e fundit, për të përballuar humbjet e caktuara për shkak të pandemisë Covid 19.

Kjo situatë ka ndryshuar kartat në tavolinë, duke lehtësuar nga njëra anë një lloj operacioni merkato, por nga ana tjetër ka krijuar edhe një lloj konfuzioni në të cilin detajet mund të bëjnë diferencën. Për shembull, situata mbetet dramatike për klubet e futbollit të gjysmës së Evropës, por duke u ndryshuar vazhdimisht sipas ecurisë së pandemisë, nuk ka gjasa që rregullat e Fair Play Financiar në fuqi deri dy sezone më parë, të mund të kthehen të jenë të zbatueshëm.

MODIFIKIMI PËR COVID

Fillimisht, rregulli ishte i qartë për të gjithë. Fair Play Financiar parashikonte një deficit maksimal prej 30 milionë euro për klubet në tre sezonet, para sezonit aktual. Për të lehtësuar llogaritë e klubeve të prekura nga pandemia, UEFA ka shkrirë buxhetet për 2019/20 dhe 2020/21 duke i konsideruar si një me llogaritjen e mesatares, duke e zgjatur më pas periudhën e referencës në katër vitet e mëparshme dhe jo më për tre. Një mënyrë për t’u përpjekur që klubet të kthehen më lehtë brenda parametrave.

KONFUZION E RREGULLA TË REJA

Megjithatë, dyshimi mbetet, ose më mirë ai mund të shndërrohet në: a do të rikthehet në ekzistencë Fair Play i vjetër financiar? Në këtë rast, përgjigja është më pak e sigurt dhe mundësia që sanksionet të rishikohen në vitet e ardhshme është dukshëm e lartë. Në gjendjen aktuale dhe me emergjencën që nuk ndalon, shumë pak klube në botë mund të respektojnë parametrat e vjetër të vendosur nga Fair Play Financiar. Për këtë arsye mundësia që në të ardhmen i gjithë sistemi të mund të rishikohet tërësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *