• |
ide | kryesore

I ftohti acar, gjendet pa jetë 67-vjeçarja në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua 67-vjeçe ka ndërruar jetë në Fier në ditët e fundit kur i gjithë vendi ishte mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkonin deri në -17 gradë. Viktima është Liljana Sema 67 vjeç. Ajo jetonte e vetme në fshatin Ferras. Një banor i tha “ABC”-se se Sema ditët e fundit të jetës i kaloi në një kasolle pa bukë dhe drita. 67-vjeçarja u gjet nga i vëllai pa jetë. Shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *