• |
ide | kryesore

“I shokuar nga shpërthimi në shtëpinë tuaj”: Për Dukën vjen mesazhi mbështetës nga presidenti i FIFA-s

-Instant, F1, Sport



Ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar e mbi të gjitha eksplozivi i vendosur në shtëpinë e presidentit të FSHF-së Armand Duka nuk mund të linin indiferent krerët e lartë të futbollit ndërkombtar. Kështu, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur të gjithë mbështetjen e solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pasi një sasi tritoli shpërtheu në derën e shtëpisë së kreut të qeverisë së futbollit shqiptar të hënën. Përmes një letre Infantino është shfaqur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë e të paprecedent, dhe thekson se Presidenti Duka ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto momente të vështira për të dhe për familjen e tij.

LETRA E INFANTINOS

I dashur President

Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.

I juaj sinqerisht,
Gianni Infantino



1 Comment

  1. “Po kush po ua q* ropt këtyre kundërshtarëve tanë”, janë fjalët rrugaçërore të përdorura nga Sulejman Mema, njeriu që paguhet nga Armando Duka.Lapsi i pa varur pse nuk shkruani per kete derr tironci dhe ai islamiku Vercani qe cfare nuk thone me gjuhen e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *