Ai u shpreh se vendi ndodhet në fazën më aktive të valës së re të COVID-19.

Më tej Kurti theksoi se rritja e rasteve është e pashmangshme pavarësisht masave që mund të vendosen.

‘Në fund të vitit që e lamë pas, më 26 dhjetor, varianti Omicron u identifikua edhe te ne. Në kohën kur e gjithë bota, por edhe rajoni po përballeshin me shifra alarmante të të infektuarve, ishte vetëm çështje kohe kur ky variant i virusit do të përhapej edhe në vendin tonë. Sot ndodhemi në fazën më aktive të kësaj vale. Në dyjavëshin e fundit rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se dhjetë ditë dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme në numrin e hospitalizimeve dhe humbjeve të jetës gjatë ditëve të fundit”, deklaroi Kurti.