• |
ide | kryesore

Kush do të jenë prezantuesit e Eurovision 2022

-Instant, Paparazzi, Slider



Tashmë e dimë se “Eurovision 2022” do të mbahet në Torino, si rrjedhojë e fitores së Maneskin vitin e kaluar.

Ajo që nuk dihej ende me siguri është se kush do ta prezantojë eventin e rëndësishëm europian, Bëhet fjalë pikërisht për treshen e njohur, Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika që do të jenë ndër prezantuesit e këtij eventi.

Megjithatë, lajmi zyrtar pritet të shpallet në fillim të shkurtit në festivalin e “Sanremo”-s.

Thashethemet për treshen kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas mediave italiane, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre, me përjashtim të këngëtarit britanik, Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, edhe pse thuhet se tashmë është gati të nënshkruajë kontratën.

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të “Sanremo”-s, ku këngëtarja Pausini thuhet të jetë planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale.

Rikujtojmë se, për sa i përket vendit tonë, këtë vit do të prezantohemi me “Sekreti” nga Ronela Hajati. Do të jetë pikërisht kjo këngë e cila do të hapë natën e parë të gjysmëfinales së “Eurovision”-it, teksa Ronela ka njoftuar se ka filluar përgatitjet e saj për të përditësuar këngën, e të sjellë versionin më të bukur për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *