• |
ide | kryesore

Në bodrum me derë sekrete, zbulohet laboratori i kanabisit në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një laborator droge në Sarandë është zbuluar në Sarandë. Mësohet se në këtë laborator të improvizuar ishin mbjellë 100 bimë me 50 llampa elektrike. E gjithë skema u zbulua nga vjedhja e energjisë, ku pas kontrollit, policia zbuloi shtëpinë e bari.

Në pranga ranë 2 punonjës të OSHEE-së, ndërsa u shpallen në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës Klajdi.M dhe Klodian.O.

“Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *