• |
ide | kryesore

“Non grata-t nuk i kanë hije Kuvendit”/ Balla: I kënaqur që Shkodrën do ta marrë Partia Socialiste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tauland Balla ka deklaruar se një person i shpallur non grata nuk duhet të ishte në sallën e Kuvendit. Nga foltorja, Balla ka thënë se nuk i ka hije parlamentit që të pranojë dikë që është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera Balla ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me kërkesën e këtij të fundit për furnizim të Ukrainës me municione shqiptare për t’u përballur me Rusinë. Balla tha se Shqipëria do të rreshtohet përkrah aleatëve të NATO-s.

“I vetmi deputet non grata nga SHBA duhet të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket çështjes së fishekëve gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, pro falë drejtësisë së re uroj të gjendet pronarët e asaj fabrike vdekje në Gërdec. Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë.”- tha Balla. 

Po ashtu, deputeti socialist ka folur në lidhje me zgjedhje që do të mbahen në 6 mars, duke shprehur kënaqësi që sipas tij bashkia e Shkodrës do të ketë një kryetar nga  radhët e Partisë Socialiste.

Ç’ju ka gjetur ju, mos e gjettë askënd. Ne kemi detyra të tjera. I kënaqur që PS do të marrë qeverisjen e Shkodrës se të tjerat patjetër që do t’i marrim”, deklaroi Balla. 



10 Comments

  1. T’ju rroj sala sa malet o tao tao, normale qe do e mirni me ndihmen e kopilave qe jane ulur ne rreshtat e fundit, dhe ne koordinim me te gjitha qelbesirat e tjera te lsi

    1. Jo po do marin 5 lulzimsat vota. Ikni per ju qifsha robt merrni ato leket qe ju jep Paulini dhe ca dite e mos na cani Ramazanin shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *