• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për ditën e sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Temperaturat



Për ditën e sotme vendi ynë pritet të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare dhe prej orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metra parashikohen reshje dëbore. Në zonën e juglindjes reshjet e dëborës pritet të jenë të dendura edhe në formën e stuhive të dëborës. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e hera –herës përgjatë vijës bredgetare dhe në lugina fiton shpejtësi deri në 7m/sek. Valëzimi në dete i forcë 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -6 deri 5°C në zona e ulëta -2 deri 11°C në zona bregdetare 2 deri 13°C
Rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga kalimi i një sistemi frontal. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën perëndimore. Në momentin e zhvillimit të vranësira në pjesën perëndimore reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Pjesa veriore dhe lindore e Europës do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar shoqeruar dhe me rreshje bore me intensitet deri të lartë. Ndërkohë qe gadishulli Iberik, pjesa qëndrore dhe ajo perëndimore e Kontinentit do do jetë nën ndikim e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *