• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse u tërhoq Helidon Bushati i Shkodrës nga PD e Vulës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas dorëheqjes së Alfred Rushajt nga kryesimi i grupit parlamentar, një tjetër dorëheqje ishte gjëja e fundit që i duhej Lulzim Bashës këtë javë. Por në takimin që e la të pakënaqur Bashën pak ditë më parë, Helidon Bushati i qëndroi deri në fund vendimit për t’u tërhequr nga pozicioni si Drejtues Politik i Shkodrës.

Një burim i Lapsi.al në Partinë Demokratike tha se Bushatit i duhej të tërhiqej menjëherë, për të shmangur thashethemnajën që mund të krijohej pas shpalljes së kandidaturës për kryetar bashkie për Shkodrën, sipas të cilave ai mund të kishte pasur ambicie, por mund të ishte refuzuar.

Në fakt, arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me klimën e vështirë në të cilën po kalojnë mbështetësit e Lulzim Bashës në PD.

Një burim i Lapsi.al pranë demokratëve, tha se me përshkallëzimin e situatës në parti, Bushati kuptoi se nuk mund ta kryente dot më detyrën që i ishte ngarkuar si Drejtues Politik. Jo vetëm kaq, por mbështetës të Berishës, militantë tradicionalë të së djathtës kanë pasur një acarim të vazhdueshëm për besnikërinë që deputeti shfaqi për Bashën, duke shtuar presionin dita-ditës që zgjedhjet e 6 Marsit afrohen.

“Pas shkarkimeve masive në strukturat drejtuese të PD-së, Helidon Bushati vërtet pranoi emërimin si anëtar i kryesisë së PD-së duke pranuar edhe rreshtimin pro Bashës, por asnjëherë nuk ishte i kënaqur as me akuzat për Berishën dhe as me ato për qeverisjen e 8 viteve të PD-së dhe as me dhunën e 8 Janarit” tha burimi i Lapsi.al.

“Ka ardhur një moment në Shkodër që është e pamundur t’i bashkosh njerëzit dhe vetë deputeti ishte ne trysni të vazhdueshme nga baza. Së fundmi e pa se nuk e bënte dot më rolin që i ishte ngarkuar si Drejtues Politik, duke pasur parasysh se para janë zgjedhjet e 6 Marsit” shtoi burimi i Lapsi.al.

Çfarë po ndodh me demokratët e Bashës në Shkodër?

Me tërheqjen e Drejtuesit Politik ka mbetur një situatë politike shumë e vështirë. I kapur në befasi Basha emëroi menjëherë Enkelejd Alibeajn, një katapultim i panatyrshëm nga Mallakstra. Edhe për Alibeajn situata është e komplikuar.

Kryetar i degës së Shkodrës është Xhevdet Amuli, biznesmen dhe dashamirës i futbollit. Nëse nuk e kandidon për Bashkinë e Shkodrës, Alibeajt i duhet ta llogarisë patjetër mendimin e Amulit, i cili i ka qëndruar besnik Bashës në një moment kur shumica e anëtarësisë i ktheu kurrizin.

Çfarë ndodh me demokratët e Foltores?

Brrylat brenda mbështetësve të tij, Berisha i ka të zgjidhura. Të dielën në Shkodër zhvillohen “primaret” (zgjedhjet e brendshme) për kandidatin që do t’i përfaqësojë në 6 Mars. Në garë janë tre grupime, me ambiciet e tre emrave të njohur mes demokratëve të Shkodrës. Në garë pritet të hyjë kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi që kërkon një mandat tjetër. Është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka që kërkon rikthim dhe është ish-deputeti Bardh Spahia, i cili kërkon votën e demokratëve të Foltores për të qenë kandidaturë e tyre për Bashkinë.

Primaret zhvillohen të dielën dhe Berishës i duhet një proces sa më i pastër për të bërë diferencën me demokratet e mbetur me Bashën, të cilët janë në pritje të emërimit të kandidaturës nga Tirana.
Pikërisht për këtë situatë në Shkodër, Helidon Bushati zgjodhi të çaktivizohet dhe të tërhiqet në heshtje duke i lënë Bashës edhe ai vulën e partisë./Lpasi.al



14 Comments

  1. Titullimi i PD zyrtare si PD e vules eshte tregues i qarte se sa thelle jane futur drejtuesit e Lapsit ne llumin e berishizmit. Sa me qarte shprehen zyrtaret e larte te SHBA-se kunder non grates Berisha aq me agresive behen mbeshtetesit e Berishes apo Donkishotet e shekullit te 21. Komike dhe tragjike.

  2. Helidini eshte trembur nga presioni i Berishes per ti denoncuar 400 m2 siperfaqe banimi tek stadiumi Selman Stermasi, shetitja me makine luksoze dhe shofer privat si dhe pasurite e tjera te perfituara sic duket nga financime jo legale.

  3. Berisha ka dosje per te, kjo dihet. Dosja eshte qe nga koha qe bushati punonte ne ministrine e mbrojtjes ku berisha e perziu ne ca pune armatimesh…. Dhe si kafshe e plagosur qe eshte maloku, perdor cdo gje e terrorizon kedo qe i del para, pavaresisht se vete ka mare pjesen e luanit dikur.

    1. Lomy…. emer me fantazi te paska vene baba, Moz Cigarja dmth!

      Se bastardet e tjere i le pa emra zakonisht

      1. Te paska djeg pak duket.. s’ke faj se ty te paska lene dr. ahmet kamberi pa emer dhe pastaj ta zgjidhen hallin keta viçidolsat.
        Tani vjen verdalle per sufllaqe dhe pa dashje konfirmon komentet…

  4. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie.

    Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse ndonjë parti udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale.Afatin per doreheqje skifteret e salihut ja kishin dhene deri ne fund te janarit por ky Elidoni donte bythen e vet sepse e njeh kush eshte salih karaxhic berisha te vret dhe nuk ke varr

  5. Tre politikanë sot kërcënojnë me ultimatume SHBA-të. Sali Berisha kërcënon me trazira për t’i hequr emrin nga lista e zezë. Ilir Meta ka deklaruar se do të presë me gjoks raketat amerikane tek Mali me Gropa. Vladimir Putin kërcënon SHBA se do të përballet me raketat ruse.

    Kërcënimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj SHBA sigurisht që janë qesharake në raport me kërcënimet e Putin. Megjithatë, përveç luftës kundër Perëndimit, dy butaforikët e Tiranës dhe Vladimir Putinin i bashkon eliminimi i mendimit ndryshe, zhdukja fizike e kundërshtarëve, urdhrat për vrasje, shantazhi, blofi, fiksimi për përgjimeve, korrupsioni etj.

    1. Po Helidon Bushati tregoj se eshte djal qytetar dhe me integritet te larte, ne kete situate ku eshte futur PD, Helidoni zgjodhi te japi doreheqjen nje gjest fisnik.

  6. Tono, pasi ke perfituar dhe je pasuruar ne dite te mira dhe largohesh se ne dite te veshtira nuk eshte fisnikeri por legeneri.

  7. E keqja e madhe në gjithë këtë zhurmë politike që bëhet në Shqipëri, është mendësia e rrënjosur nga propogandat enveriste se Shqipëria “është shkëmb graniti, udhëheqës i socializmit botëror”.
    Me këtë mendësi, gjykohet sikur SHBA e BE e paska mëndjen vetëm tek Shqipëria.
    Si për SHBA, ashtu edhe për BE, Shqipëria përbën një interes tepër periferik.
    Aleanca Atllantike aktualisht është e shqetësuar për agresivitetin politik të Rusisë së Putinit dhe rrezikut të madh të pushtimit të tregut global nga Kina.
    Edhe ideja për të ngritur në Shqipëri një shtab të njësive speciale të NATO-s, është naive të trajtohet sikur perëndimi vlerëson Ramën apo e shohin ate si njeriun e besuar..
    Mund të ketë segmente të së majtës europiane e amerikane që e mbështesin ate për aleanca “ideollogjike”, por edhe kjo është rrëzuar nga vetë Rama, që as e fut veten edhe me deklarata publike në krahun e ideollogjive partiake por vetëm të modelit qeverisës alla Putin apo Erdogan.
    Politika pragmatike e perëndimit, po mbyll përkohësisht sytë për bëmat e dymetroshit tonë, por edhe mikut të tij Vuçiç, pasi në qendër të vëmëndjes së politikës botërore, është aventurieri i rrezikshëm Putin, dhe “gjigandi” tregtar 1.5 miliardësh banorë, Kinës, që ka deklaruar pushtimin e Taivanit e po shtrihet edhe në Afrikë.

  8. Bushati e voli sa e voli PD dhe u pasurua sa deshi e tani iku dhe ela llogoren si burracak. Por ai ska faj! Fajin e ka Basha me zgjedhjet e tij totalisht te gabuara! Nje nder to dhe Bushati, shume i perfolur per korupsion ne kohen e Berishes . Turp i madh keta njerez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *