• |
ide | kryesore

Rama për situatën në PD: Nuk ka legjitimitet as Luli, as ai tjetri. Janë dy të marrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur në “Open” për deklaratat e Lulzim Bashës në Kuvend dhe për situatën në Partinë Demokratike. “Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120-150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat”, tha Basha në Kuvend, për të cilën Rama, i cili mungoi sot në seancë reagoi duke thënë: “Thotë që ka ikur me charter privat 120 mijë euro. Ndërkohë që unë po ju them që shpenzimet e mia për fluturime janë më të ulëta se shpenzimet e të dyja opozitave. E dini çfarë janë 120 mijë euro karburant. Këtu hidhen shifra këtu dhe sa më e madhe shifra, aq më shumë rrotullohet miza.”

Ndërsa kur gazetari Robert Rakipllari i tha se rezulton antiamerikan pasi nuk njeh kush është opozita, Rama tha se zyrtarisht njihet PD me kryetar Lulzim Bashën, por “nuk ka legjitimitet Luli as ai tjetri”.

Rama: Dola unë antiamerikan, Çfarë amerikani të jem unë që në rreth 1900 karrige, ulen 5 mijë veta. E di atë të Loro Borici kur tha shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Të duket barcaletë se ke qenë i vogël. Legjitimitet nuk ka as Luli as tjetri. Fakti që duan të shkojnë tek godina, tregojnë se nuk kanë legjitimitet. Për çfarë ishin dyert e blinduara? Të thërrisnin policinë.

I pyetur përse në protestën e 8 janarit ishte me vonesë ndërhyrja e policisë pasi në godinën e PD po përdoreshin shkopinj, gurë e vare, Rama tha se policia ka qenë në ditën më të vështirë.

Rama: Këtë e dinë drejtuesit e policinë, as unë, as ti. Policia ka qenë në ditën më të vështirë sepse nuk dinin se si të ndërhynte në një sherr që mund të përfundonte në gjak. Një palë tha nuk kishte derë të blinduar, tjetri tha që nuk kishte xham të thyer. Këta janë dy të marrë. Policia ka qenë në ditën më të vështirë dhe ka pasur ditën më të bukur se si veproi për mua.



5 Comments

  1. Ky pervers bashke me rrugacen Delina Fico (e lindur e perdhunuar) qe I ka plotesuar dhe ke tij perversi cdo deshire te piset jane autoret e dosjes . Dhe ky do ta pesoje me keq .parashikimi eshte dhe ky do te vetevaret por do ta lene te ngjitet lart e me lart pastaj e shesin si pa gje te keq sic jane shitur dhe burrA te tjere me me shume powerful se ky (cobani i piset pa fe dhe atdhe)

  2. Ka legjitimitet ky që erdhi ne pushtet me puc amerikan dhe rri nen shalet e ambasadores?!!!
    ky dhe komediani i ukraines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *