• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Bashën, Berishën apo dikë tjetër, për kë votojnë demokratët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% kurse 33,3% preferojnë një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Kandidatët e tjerë më të pëlqyer nga demokratët janë Agron Shehaj (6,3%), Grida Duma (5.4%) dhe Belind Këllëçi (4.1%).

Ndërsa 17,5% e atyre që duan një kryetar të ri, shprehen se do të preferonin një tjetër figurë e ndarë në përqindje të vogël.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.



5 Comments

    1. 90% e 33%-shit eshte me foltoren gjithsesi, sepse i vetmi grupim qe po propozon zgjedhje per kryetarin eshte foltorja. Perderisa keta nuk jane per kryetarin, jane per ndryshimin e kryetarit dhe rrjedhimisht mbeshtetes te foltores. Edhe ne nje sondazh te paragjykuar, Luli nuk ‘kap ‘ as 30% te votuesve demokrate. Tek anetaresia situata duhet te jete edhe me dramatike. Ne keto kushte Luli eshte agjenti kryesor i dhunes ne Shqiperi sot. Dhuna politike matters! Nderkohe, kuotat e Berishes kane rene natyrshem pas deshtimit per marrjen e selise.

  1. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie.

    Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse ndonjë parti udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale.Maloket e shpellkaret vazhdojne me qenin e ngordhur salih qe dhe shurren nuk e ben dot vete por me katater

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *