• |
ide | kryesore

Tentativa vrasjesh dhe plumba policisë, blutë neutralizojnë grupin kriminal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion policor i koduar ‘Storm’,  ka vënë në pranga 5 persona. Policia bën me dije se 2 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. 8 personat e proceduar kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,  Lorenc Paganika, njoftoi finalizimin e Operacionit të quajtur Storm, ku u shkatërrua një bandë nga Kurbini, e akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Policia bën me dije se janë vënë në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Blutë bëjnë me dije se

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Policia njofton se janë sekuestruar veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *