• |
ide | kryesore

U bë vrasës për gjakmarrje, gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë  në burg 17 vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatrin e tij Lek Lekgjonaj. I mituri e ka vrarë para shtëpisë së tij 62 vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babain 17 vjeçarit. Adoleshenti është akuzuar për veprat penale: “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive”.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Manati të Lezhës.


4 Comments

  1. ky ngjan me vrasësin e babait të tij:
    të dy vranë të pafajshëm!

    të vrasë vëllai im idiot dhe plumbin ta ha unë???????

  2. ky ngjan me vrasësin e babait të tij:
    të dy vranë të pafajshëm!

    të vrasë vëllai im idiot dhe plumbin ta ha unë??????/?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu