• |
ide | kryesore

U bë vrasës për të marrë gjakun e babait/ Përvathi mbërrin në gjykatë, familjarët shpërthejnë në lot

-Instant, Lajme, Të fundit



17-vjeçari, Florian Përvathi i cili u bë vrasës për të marrë gjakun e babait përpara disa ditësh, ka mbërritur në gjykatë. Përpara gjykatës e prisnin familjarë e të afërm të cilët kanë shpërthyer në lot. 17-vjeçari ekzekutoi të hënës më armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte vrarë babanë, Gjon Përvathi në vitin 2009. Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive”.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.

 



4 Comments

  1. Ate qe se ben drejtesia detyrohet ta beje femija. Ne burg duhet te perfundojne ato qe e denuan me 4 vjet burg vrasesin e babai te ketij 17 vjecari. Por drejtesia eshte è vdekur, SPAK nje organizate ne sherbim te krimit e krimineleve.

    1. Ke te drejte por SPAK nuk ka pune ketu. Kompetenca eshte korrupsioni jo vrasjet per nje vend makine. Kompetenca eshte e prokurorise se krimeve te renda. Qe askush nuk u kujdes per t’ju ulur ndjenjen e hakmarrjes, eshte edhe faji i vrasesit te babes qe iku dhe la pas femijet e gjore jetime te viktimes, te gjydherve qe i rriten me plaget e te birit etjetj.

  2. Per kete djale jemi fajtore te gjithe. Mediat sduhet ta heroizojne djalin se tek e fundit vdiq nje i pafajshem, vellai i vrasesit.

  3. Ashtu si vrasësi i babait të tij edhe ky të pafajshëm vrau!

    llogarit të të vrasin ty për vrasjen që ka bërë yt vëlla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *