• |
ide | kryesore

U mbyllën për tre ditë nga i ftohti, hapen sot shkollat në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rinis sot procesi mësimor pas një ndërprerje tre-ditore për shkak të motit të keq në vend.

Ministria e Arsimit vendosi ditën e premte që të pezullojë mësimin duke nisur nga dita e hënë, deri të mërkurën, pasi parashikoheshin temperatura ekstreme të motit, deri në -17 gradë celsius.

Vendimi në fjalë përfshinte të gjithë arsimin parauniversitar në vend, publik dhe privat.

Ndërkohë, për kopshtet dhe çerdhet iu la vendimi bashkive përkatëse. Përballë këtij vendimi, ministrja e Arsimit pranoi publikisht se në disa shkolla mungesa e ngrohjes ishte një ndër arsyet që ato u kyçën përgjatë tri ditëve.



2 Comments

  1. Shkollat u mbyllën për shkak të vjedhjes së turpshme të fondit të ngrohjes së shkollave.

    Psh në shkollën ku punoj unë 3/5 e masës së druve janë vjedhur, por është faturuar sikur drutë kanë ardhur në shkollë në masën e planifikuar nga buxheti i bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *