• |
ide | kryesore

U përpoq të vriste 36-vjeçarin për Vit të Ri, arrestohet 43-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçari, i akuzuar se mesditën e datës 31 dhjetor 2021, u përpoq të vriste me armë zjarri një 36 vjeçar. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë  u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *