• |
ide | kryesore

“Varka e shpëtimit është Kupa”: Arapi nuk luan me fjalët, tregon prioritetin

-Instant, Sport



“Varka e shpëtimit për momentin është kupa, por gjithashtu edhe në kampionat duhet të bëjmë mirë. Na kënaq ky rezultat sepse kthen besimin tek ekipi. Ky terren na vështirësoi lojën, por dhe gjatë kësaj periudhe ekipi duhej të ishe i ngjeshur, por besoj se ja dolëm”. Renato Arapi feston debutimin e dytë me fitore te Teuta, ku është thirrur në cështje për të zëvendësuar për herë të dytë Edi Martinin. Rezultati sigurisht që është premtues dhe një hap përpara drejt kualifikimit në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë dhe tekniku tregon spostimin taktik që bëri diferencën: “Jemi vendosur dhe të dy Vilat afër qendër mbrojtësave të Korçës që të kishin afër dhe Hebajn në sulm. Mendoj që e bëmë goxha mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu sepse ka vend për përmirësim.”

Të hënën situata përsëritet me të dy skuadrat që zbresin në fushë për kampionat. Ajo që Arapi parashikon ështy i njëjti skenar: “Kjo fushë nuk të lejon shumë të luash, por besoj se do jetë i njëjti skenar kjo do të varet nga episodet por shpresoj të pastrohet që të dy ekipet të luajnë më mirë. Kam besimin që do të bëjmë mirë në kampionat, ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *