• |
ide | kryesore

Veliaj deklaron “luftë”, Duka vazhdon të fitojë “beteja”: Ilias Haxhiraj zgjidhet në krye të SHRF-së së Fierit

-Instant, F1, Sport



Kontestime, kaos apo tymnajë, zgjedhjet për Shoqatat Rajonale të Futbollit vazhdojnë dhe deri tani kanë shkuar në krahun e presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka. Kështu, nëse Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj e konsideron “luftën” e tij përplasjen me numrin 1 të Federatës, po sheh “armikun” e tij Duka të fitojë betejat me radhë. E fundit ajo në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ku është zgjedhur edhe kryetari i ri i kësaj shoqate Ilias Haxhiraj: “E thashë edhe përpara delegatëve të Asamblesë, i falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhanë dhe sfida ime në këtë post që më dhanë është që t’i jap sa më shumë përparësi futbollit amator dhe sfida tjetër është të krijohen sa më shumë kushte dhe garë sa më të drejtë dhe sa më të ndershme për fëmijët”, – u shpreh Haxhiraj.

Haxhiraj mori 23 vota nga 23 të mundshme, madje u propozua edhe për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Në këtë mbledhje të zhvilluar në Fier morën pjesë delegatët e 15 anëtarëve të kësaj shoqate nga 23 që janë në total. Këto 15 anëtarë u përfaqësuan në Asamble me 23 delegatë.

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Fier zgjodhën 4 nga 5 kandidatura të propozuara me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së. Përfaqësuesit e zgjedhur janë Ilias Haxhiraj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Caushaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *